Në ditën e 12-të të protestës një protestues tha se protesta nisi fillimisht për Zvërnecin e flamingot, por tani nuk po bëhet vetëm për këtë çështje.
“11 ditë më parë kjo nisi si revolucioni i flamingove. Kjo nuk është më çështja e flamingove, e Zvërnecit apo e Nartës, kjo është çështja e të drejtës sonë për t'u dëgjuar. Kjo është çështja e Shqipërisë që duam t’i lëmë fëmijëve tanë. Lufta për të mbrojtur natyrën është një luftë që nuk mbaron kurrë. Këtu jemi për të mbrojtur krenarinë. Është beteja e fundit për të mbrojtur identitetin tonë. Nuk do të ndalemi", tha ai
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’ 12 ditë protestë, thirrje kundër Ramës e Berishës! Qytetarët: Krijojmë parti, hyjmë në qeveri teknike, opozita jemi ne! Zgjerohet itinerari i marshimit, nga Astiri mbyllet në Qendër (FOTO + VIDEO)








