GJENEVE - Pas sulmeve të ndodhura rreth një javë më parë në Kumanove, qindra shqiptarë janë mbledhur sot për të protestuar para selisë së OKB-së në Gjenevë kundër terrorit maqedon që po ushtrohet në Kumanovë.
Protestuesit mbanin afishe dhe flamuj kombëtar. Ata e nisën protestën për të denoncuar regjimin e Maqedonisë për ndërhyrjen brutale të forcave maqedonase në qytetin e Kumanovës.
Pas protestës paqësore, protestuesit çuan një letër në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Ban Ki-Moon ku i kërkojnë atij që të marrë masa urgjente për të ndaluar menjëherë dhunën dhe terrorin që është shkaktuar në Kumanovë.
“OKB-ja duhet të marrë masa urgjente për të ndaluar menjëherë dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi të pafajshmin dhe të pambrojtur shqiptare. Kjo dhune e paprecedente ka shkaktuar një eksod masiv të mijëra njerëzve. Bilanci i këtij konfrontimi është viktima tragjike, dhjetëra të vrare dhe të plagosur , ne mesin e tyre dhe fëmijë si dhe dëme të pronës.
Shifrat aty janë 22 të vdekur dhe mbi 100 shtëpi të shkatërruara. Shumë familje tani e gjejnë veten të pastrehë dhe të kërkuar strehim jashtë vendit. Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për të ndëshkuar aktorët e masakrës dhe dhunën në Kumanovë.
Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, që të marrë këtë çështje në dorë dhe të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë. Autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit nuk e kanë vendin në Qeverinë e Shkupit por në Hagë.” - thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar nga organizatoret e protestës së sotme para selise së OKB-së në Gjenevë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com