Këto takime intensive, që vijojnë nga mbrëmja e kaluar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, vijnë në një moment ku opozita e bashkuar po përgatitet për një aksion të gjerë protestash kundër qeverisë, që pritet të fillojë brenda muajit janar.
Pas takimit me aleatët, Basha deklaroi se ditën e nesërme do të bëjë të ditur dhe datën se kur do të nisë protesta e opozitës, e cila mbetet ende enigmë, ndonëse burimet thonë për Report Tv se opozita do të zbresë në shesh më 27 janar.
d.c./shqiptarja.com

