Protesta, Patozi-Bashës: “I vonuar”,
po shkon në luftë me këngë paqeje
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi shigjeton sërish Lulzim Bashën në lidhje me protestën që opozita do të zhvillojë në 27 janar para Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi shigjeton sërish Lulzim Bashën në lidhje me protestën që opozita do të zhvillojë në 27 janar para Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.
Duke komentuar zgjedhjen e sloganit të protestës, ku opozita është frymëzuar nga John Lennon, Patozi shprehet se kjo është një këngë me himnin e paqes dhe se nuk mund të shkohet me të në ‘luftë’.
TË SHKOSH NË LUFTË ME HIMNIN E PAQES (REHATIT)
I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi "i vonuar", që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.
Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka.
Kënga i përket vitit 1971, por nuk është mosha e saj që e bën të duket kaq të vonuar Lulin.
As fakti që ajo është një lloj himni Krishtlindjesh dhe u bë një copë kohë që e kemi lënë pas atë festë. Ne këtu ishim gjithësesi, edhe populli i mërzitur nga qeveria, edhe viktimat e narkoshtetit, edhe ata që duan të ikin nga Shqipëria, por nuk kanë mundësi, ndërsa Luli vetë ishte në Holandë.
Jo vetëm për Krishtlindje, por edhe për Vitin e Ri. Tamam si në tekstin e këngës së John Lennon, sepse ai i drejtohet të dyja festave.
Por një Zot e di se pse i ka ngelur mendja tek ajo këngë e vjetër, që i kushtohet paqes, në kohën që po përgatitet të shkojë në luftë? Sepse nuk besoj që Lulzim Basha ka ndërmend ta rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit.
Të jetë bërë Gandhi-st vallë Lulzim Basha, apo është thjesht "i vonuar", siç thonë prej kohësh disa figura publike?
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
41.5%
-
Njësoj
23.9%
-
Më keq
34.5%
Vota total: 773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë
1 Gusht, 10:03
-
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
1 Gusht, 09:35
-
Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga
1 Gusht, 09:27
-
Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq
1 Gusht, 09:23
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
-
Opozita sërish sot protestë para Bashkisë së Tiranës, bllokim qarkullimi
1 Gusht, 08:58
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
Mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16
1 Gusht, 08:42
-
Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë
1 Gusht, 08:40
-
Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali
1 Gusht, 08:34
-
Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei do udhëheqë lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore
1 Gusht, 08:31
-
Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar
1 Gusht, 08:10