Protesta, Peleshi: Kauza e tyre e
vjetër, gati të shkoj në selinë e PD
94 mln euro për fermerët/ Si të përfitoni
“Panele diellore në 50 stane”

Protesta, Peleshi: Kauza e tyre e<br />vjetër, gati të shkoj në selinë e PD<br />94 mln euro për fermerët/ Si të përfitoni<br />“Panele diellore në 50 stane”<br>
Niko Peleshi gjatë një takimi të posaçëm sektorial, në fokus të së cilit ishte mbështetja e fermerëve për të qenë përfitues të skemave bujqësore deklaroi se për projektin është gati që të diskutojë me të gjitha grupet parlamentare, madje të shkojë në selitë e tyre.  

Peleshi komentoi edhe protestën e opozitës duke e cilësuar kauzën të vjetër. “Jam gati për diskutim dhe ballafaqim me të gjithë deputetët e grupeve parlamentare, qoftë dhe në selitë e tyre. Por, për fat të keq opozita ka një axhendë të vjetruar” tha ai.

Më pas ministri njoftoi se investimet nga KE dhe qeveria për sektorin e bujqësisë këtë vit do të jenë 94 milionë euro. Aplikimet që nisin sot do të zgjasin deri në datë 28 shkurt. “Dua të përsëris lajmin e mirë nga KE për miratimin e programit më të madh që bujqësia shqiptare ka pasur, 71 mln euro, 23 mln euro nga qeveria shqiptare, pra 94 milionë euro për bujqësinë. Kjo është një mundësi dhe një sfidë e madhe për ne. Çdo fermer mund të aplikojë pa paraqitur asnjë dokument, por vetëm duke plotësuar vetëm një formular me të dhëna. Do i drejtohen agro-pikave, që janë sportele unike ku AZHBR do të jetë më pranë fermerëve që këta të dinë si të përfitojnë dhe të marrin ndihmë nga fondi i garancisë” deklaroi ai.

Një tjetër risi është projekti i investimit në 100 fshatra, por Peleshi theksoi se lista do të zgjerohet, por me një kusht. “Do të fillojmë shumë shpejt projektin 100+, do ta pasurojmë këtë listë përmes një konkurrimi me aplikim me fshatrat që duan të jenë pjesë e kësaj liste. Kushti kryesor që një fshat të zhvillohet është komuniteti. Nëse aplikimi bëhet nga komuniteti tregon nëse ka vullnet” përfundoi ai.  

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë