Një protestë e organizuar sot nga qytetarë dhe shoqëria civile është zhvilluar përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Dhjetëra persona u mblodhën për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.

Kjo frikë u ngrit pas një deklarate të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzis, i cili ishte shprehur për një televizion helen se Shqipëria kishte rënë parimisht dakord që të zbatohej regjimi i 12 miljeve detare.

Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë, në një dalje televizive shpjegoi se çështja e 12 miljeve ishte një keqkuptim i madh që buronte ngas injoranca e pseudo-patriotëve në Shqipëri.

[gallery]25471[/gallery]
Protestuesi Aulon Kalaja i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të jepte sqarime. Ai kërkoi gjithashtu nga profesionistët që “të vijnë dhe të na japin një zgjidhje ligjore. A duhet të bëjmë një peticion, a duhet të mblehdin firma shqiptarët për këtë çështje?” – tha Kalaja.

“Marrëveshja është bërë, këta gënjejnë” – tha një tjetër qytetar.

“Ata 10 shqiptare qe kane mbetur jane mbledhur. Duam transparence” – shkruan modetarori televiziv Erion Kristo, që ka publikuar një foto nga protesta. 

Protesta kaloi e qetë, me një prani të vogël policore dhe pa incidente.

s.k/Shqiptarja.com