Sot në Himarë ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos dhe përfaqësues të OMONIA-s.

Nikos Kuzilos ka qenë prezent sot në Himarë, teksa Gjiknuri dhe Kumbaro, të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gjergji Goro dëgjuan shqetësimet e banorëve, të cilët preken nga zbatimi i projektit të bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit.
 
Banorët e kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Përfaqësuesi i OMONIA-s, Fredi Beleri u shpreh se projekti synon të shembë pronat e minoritarëve grekë duke e cilësuar këtë si politikë diskriminuese.
 
Në përfundim të takimit, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria do nisë punën në terren pasi të gjithë banorët e prekur të pajisen me certifikata pronësie. 
 
Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga realizimi i këtij projekti, ndërsa banorët e kanë kontestuar me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut.
 
Greqia ka kërcënuar disa herë se nëse nuk respektohet e drejta e minoritetit helen në Shqipëri do të ketë pengesa për procesin e integrimit. 
Nikos Kuzilos
Përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos sot ne Himare

Nikos Kuzilos
Përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos sot ne Himare

Nikos Kuzilos

Përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos


dy.b/shqiptarja.com