Protesta, Petrit Vasili: Populli
izoloi kryeministrin e vetmuar 

Protesta, Petrit Vasili: Populli<br />izoloi kryeministrin e vetmuar <br>
Një ditë pas protestës së opozitës të organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në "Facebook" duke shkruar se qytetarët e izoluan kryeministrin Edi Rama. Sipas tij protesta vuri përballë nderin e moralin e qytetarëve në njërën anë dhe nga ana tjetër kryeministrin e vetmuar.

Vasili shprehet se reagimi i djeshëm ishte një fitore kaq e madhe, që kalon çdo fitore tjetër sepse kryeministri dhe kori i bretkosave kërkonin që Shqipëria të kthehet në një moçal të madh kolektiv ku ata të gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,të ushqyer nga narkothelat dhe në shërbim të përulur të vetmitarit të madh që ka zaptuar qeverinë.

Statusi i plotë:

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar,te vetmuar,te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume. Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.

Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave, qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar,te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.

Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij.Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer...


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë