Protesta, Rama: Gati për dialog
jemi afër negociatave me BE

Protesta, Rama: Gati për dialog<br />jemi afër negociatave me BE<br /><br>
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga mbledhja e grupit të PS mëngjesin e sotëm se Shqipëria është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa është gati për çdo temë për dialog me opozitën për hir të interesit kombëtar.

Akuzat e opozitës për kapjen e drejtësisë, ai i cilësoi si dokrra, duke shtuar se SHBA dhe BE nuk do të lejonin kurrë një gjë të tillë. E ndërsa akuzoi opozitën se për Reformën në Drejtësi ka qenë në vijmësi në një pozicion anti historik, Rama i bëri thirrje për dialog për Reformën Zgjedhore që mos të mbetet gjithçka për në momentin e fundit. “Shqipëria është afër çeljes së negociatave me BE.

Reforma në Drejtësi, fillimi i punës për Vettingun dhe mbi të gjitha qartësia se ky është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë shumë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE. Nuk ka një moment ndalimi dhe procesi vazhdon ditë për ditë. Rezultat spektakolar në luftën kundër kanabisit. Propaganda për kapjen e drejtësisë janë dokrra, pasi SHBA dhe BE nuk do të lejonin shfaqen më të vogël të përpjekjes për kapjen e drejtësisë. Opozita ka të gjithë të drejtën e vet për një axhendë që nuk përputhet me fokusin që të gjithë duhet të kenë për hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushte për dialog me opozitën.

Mbi tema të interesit kombëtar të të gjithëve dhe nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në vijmësi në një pozicion anti historik, kjo është përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe sens urgjence për të mos i lënë cështjet për në momentin e fundit. Ne jemi të hapur që edhe në tema të tjera ku opozita do të kërkojë dialog dhe mirëkuptim, asnjëherë të mos jetë shumica jonë problemi” deklaroi Rama. 

Opozita zhvilloi të shtunën protestën e parë për këtë vit para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie anti-mafia, e cila do të çonte përpara sipas saj, Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë