Protesta, Rama nxjerr videon: Ja
sa njerëz kishte dje, RD qesharake

Protesta, Rama nxjerr videon: Ja<br />sa njerëz kishte dje, RD qesharake
Pas debateve për numrin e pjesëmarrësve në protestën e PD dje në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', kryeministri Edi Rama sjell për krahasim një video dhe faqen e parë të gazetës 'Rilindja Demokratike'.
 
 Rama thotë se videoja është bërë gjatë këndimit të himnit në fillim të protestës, ndërsa fotoja e parë e RD është pjellë e një fotoshopimi qesharak.
 
Sikur duket nga videoja e publikuar nga Rama, por edhe nga pamjet ekskluzive me dron te Report Tv realizuara nga ajri në shesh ndodheshin më pak pjesëmarrës se në protestën e 18 Shkurtit.

Statusi i Ramës në Facebook
Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes "me te madhe ne histori", meqe me akuzuan madje per trukim te fotos😀, po edhe meqe une s'jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto
 
Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara
 
Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak
 
Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t'u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni "luften" me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪 #Pune👍 #Mireqenie



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi