Kryeministri Edi Rama, në konferencën e mbajtur gjatë ditës së sotme për protestën e studentëve përmes një lidhje live në Facebook, teksa foli për bursat, iu referua dhe emrit të studiuesit Taulant Muka.

Duke sqaruar rrugën e emërimit të studiuesit Taulant Muka, në pozicionin e zëvendësministrit dhe më pas dorëheqjen e tij, nga detyra Kryeministri Rama theksoi se pavarësisht deklaratave të bëra nga ana e tij, ai për të ka treguar se nuk është asgjë më shumë se një “Larvë politike”.

"Si do e bëjmë për bursat. Nuk u ka thënë gjë Monika. Apo ai tjetri, ai...Taulanti. Taulant Muka kërkoi takim me një grup pedagogësh . Larvë politike, nuk i ka shkuar mendja atij tua thotë. Këtë e nderova më shumë seç ky  është i nderuar.  farë bëri ky ditën e parë. Dua veturë me shofer. Po banjën pse nuk e kam në zyrë? Po, kjo, po ajo? Babain e dua shofer në ministri. Mund të jesh shkencëtar, por kjo s’do të thotë asgjë. Jep dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për të", tha kryeminitri Edi Rama.

Ndërkohë, në lidhje me deklarat e Kryeministrit Edi Rama nu k ka vonuar  reagimi i studiuesit Taulant Muka i cili përmes një statusi në facebook, i është kthyer kryeministrit përmes një përgjigje thumbuese:

 “#nxirrdiplomen ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”, shkruan  Taulant Muka në një reagim.