TIRANE - Sot Partia Demokratike mban protestën e radhës kundër qeverisë, e cila do të përqendrohet përpara godinës së Parlamentit ku deputetët pritet të miratojnë buxhetin e vitit 2016 dhe ligjin për dekriminalizimin.
Aksioni opozitar, ashtu siç u paralajmërua edhe nga lideri i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar, gjatë ditës së djeshme, do të jetë brenda dhe jashtë Parlamentit, ku deputetët e qarkut Tiranë do të jenë me protestuesit, ndërsatë tjerët do të jenë jashtë tij.
Ashtu si edhe në protestat e tjera policia do të jetë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe shmangien e incidenteve të mundshme. Ndërkohë edhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar.
Nuk duhet të habiteni me policët që ju orientojnë të ndryshoni drejtimin e udhëtimit tuaj pasi në shumë akse rrugore do të ketë devijim të trafikut.

Rruga Xhorxh Bush e cila është pranë Parlamentit do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. E njëjta situatë edhe për rrugën "Abdi Toptani" dhe sheshin Skënderbej.
Ja ku nuk duhet të parkoni
Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë:
Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit - kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha)
Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej.
Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve)
Rrugica prane Infosoft tek ish-PD
Policia i bën apel qytetarëve për mirëkuptimin e tyre dhe të mos i lënë makinat në rrugët e sipërcituara. Në të kundërt - thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, makinat do të spostohen me karrotrec.
Ndërkohë, edhe autobusët që vijnë nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe do jetë Pallati i Sportit "Asllan Rusi", shkolla "Vasil Shanto", rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com