Protesta, Spaho: Të enjten mund
të ketë vezë kundër deputetëve

Protesta, Spaho: Të enjten mund<br />të ketë vezë kundër deputetëve
TIRANË - Protesta e opozitës para parlamentit nuk është një skenar i panjohur, pasi e njëjta sjellje është reflektuar më shumë se një vit më parë në protestën për avionin e drogës. Kësaj radhe ka një ndryshim pasi kërkesa themelore e demokratëve është për largimin e qeverisë. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho në një intervistë për Report TV thotë se stina e protestave do të vazhdojë. Ndërsa në parlament opozita kundërshton buxhetin, jashtë godinës së seancave qytetarët do të jenë në hyrje dhe rreth saj.

"Të shprehim të gjitha rezervat dhe pakënaqësitë tona dhe nga krahu tjetër qytetarët do të protestojnë dhe shprehin vullnetin e tyre kundër jo vetëm buxhetit të vitit të ardhshëm por në tërësi për gjendjen ekonomike dhe shoqërorë që po kalon vendi. Qëllimi nuk është që të bllokohen hyrjet e kuvendit , qëllimi është që qytetarët të tregojnë revoltën dhe pakënaqësinë me qeverinë dhe do të marrin pjese në të gjitha ambientet e kuvendit në varësi dhe të pjesëmarrjes, numrit për të shprehur këtë pakënaqësi", tha Spaho.

Spaho nuk përjashton edhe goditjet me vezë nga protestuesit ndaj parlamentarëve si një mjet demokratik i protestës. E vetmja zgjidhje për demokratët për të dalë nga kjo stinë protestash është qeveria teknike.

"Çdo njeri është i lirë në kushtet e një protestë demokratike të shprehi pakënaqësitë edhe me këto forma. Ky do jetë një cikël protestash deri sa të arrihet objektivi që qeveria të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme", u shpreh Spaho.

Ndërsa jashtë parlamentit do të vijojë protesta e opozitës ku do të flasin në podium qytetarë deputetë dhe në varësi të saj edhe kryetari Lulzim Basha, në seancë maxhoranca pritet të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm të cilin opozita e konsideron si rrënues për ekonominë shqiptare. Përveç buxhetit në këtë seancë do të kalojë edhe ligji për dekriminializimin bashkë me amendamentet kushtetuese, të cilin demokratët do ta votojnë bashkarish me maxhorancën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron