Protesta, sulmohet ambasada e
SHBA, në Jemen dhe në Egjipt

Protesta, sulmohet ambasada e <br />SHBA, në Jemen dhe në Egjipt
KAJRO- Përshkallëzohen protestat në botën arabe. Pas kryeqytetit të Egjiptit, Kajro sot protestat, kundër filmit anti musliman që është prodhuar në SHBA. po zhvillohen edhe në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. Filmi nxiti zemërimin e tërë botës arabe, duke arritur deri në sulmin e selisë diplomatike në Bengasi të Libisë, ku të martën në mbrëmje mbeti i vrarë dhe ambasadori i SHBA-së. Ndërkohë që media amerikane informon se Pentagoni po lëviz dy anije luftarake drejt brigjeve të Libisë.

PROTESTAT NE JEMEN

Vala e protestave të shkatuara nga filmi u përhapën goditën ambasadën amerikanë në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. Policia ndërhyri menjëhërë në tentativa për të ndaluar turmat, por dështoi që të parandalonte vënien e flakës për disa makina. Për momentin raportohet se një numër njerëzish kanë mbetur të plagosur. Forcat e sigurisë në Saana përdorën gaz lotsjellësi dhe ujë për të shtyrë turmat. Zyrtarët amerikanë u shprehën se po investigonin nëse sulmet në Libi ishin të planifikuara, pasi dyshohet të jenë bërë nga një grup militant Xhihad. Protesta ka patur gjithashtu në kryeqytetin e Egjiptit, në Kajro.


VAZHDOJNE PROTESTAT NE KAJRO

Një turmë manifestuesish vazhdojnë protestat para ambasadës amerikanë në Kajro. Forcat speciale të sigurisë përdorën gazin lotsjellës për të mbajtur larg ambasadës Amerikane në Kajro qindra protestues.  Demonstruesit hodhën gurë dhe koktej molotovi gjatë përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë ata.  Disa faqe online amerikane thonë se tensioni është rritur në momentin kur manifestuesit tentuan sërish të hynin në perimetrin e ambasadës USA duke hapur një vrimë në gardhin e telave me gjëmba që ishte vendosur për të mbrojtur godinën.  Të enjten në mëngjes policia ka arritur të largojë manifestuesit drejt sheshit Tahrir. Pamjet e transemtuara drejtëpërdrejtë nga Cnn tregonin sesi dhjetra persona me britma zemërimi i kërkonin SHBA-së të kërkonte ndjesë zyrtare për fyerjen e Profetit. “6 policë janë plagosur lehtë gjatë përleshjeve”- ka thënë Alla Mahmoud, një zëdhënës I ministrisë së Brendshme të Egjiptit, ndërkohë që disa protestues kanë pasur nevojën e trajtimit mjeksor. Protestat kanë vazhduar dhe gjatë natës së të mërkurës, ku rreth 500 protestues ishin vendosur para ambasadës.

OBAMA: LUFTE AL KAEDËS , DY ANIJE LUFTARAKE DREJT LIBISE
“SHBA mbeten vigjilentë. Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Al Kaedën dhe të infiltruarit në vende të tjera të botës, si në Afrikën Veriore, dhe në Lindjen e Mesme”. Këtë e konfirmon president Barack Obama në një intervistë për Cbs që do të transmetohet të dielën, informon sot agjencia italine e lajmeve ANSA.
Ndërkohë që media amerikane informon se Pentagoni po lëviz dy anije luftarake drejt brigjeve të Libisë. Mediat amerikane të cilat citojnë burime nga administrate thonë se dy anijet luftarake nuk kanë një mision specifik, por duhet të jenë gati për çdo mision të mundshëm që mund të urdhërohet nga presidenti Obamam shkruan ANSA. Anijet luftarake janë USS Laboon dhe USS McFaul.

HIJET E AL- KAEDES
Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se hijet e Al Kaedës, fshihen prapa vdekjes së ambasadorit të SHBA-së në Libi, Chris Stevens, i cili u vra mbrëmjen e së martës (11 shtator) gjatë sulmit në ambasadën amerikane në Bengasi. Me të humbën hetën dhe 3 amerikanë të tjerë, një funksionar dhe 2 marinas. Pesë shtetas amerikanë civilë si dhe dhjetra agjentë të sigurisë në Libi mbetën të plagosur. Ndërkohë që burime nga Shtëpia e Bardhë janë kufizuar të thonë se bëhet fjalë për një “sulm të organizuar mirë” por pa cituar Al Kaedën.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit