PAKISTAN - Pas disa javë demonstratash, protestuesit pakistanezë antiqeveritarë dhe policia janë përleshur përsëri në Islamabad, duke depërtuar me dhunë në selinë e Televizionit shtetëror të Islamabad, teksa transmetoheshin drejtpërdrejt pamje nga protestat.
Raportet e ditës së sotme thonë se protestuesit me gurë dhe shkopinj janë përpjekur të depërtojnë në zyrën e kryeministrit nëpër linjat e policisë. Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga dhuna e 30 gushtit kur demonstruesit u përpoqën të depërtonin në zyrën e kryeministrit Nawaz Sharif.
Një ditë më parë, ushtria tërhoqi vërejtje demonstruesve dhe autoriteteve që t’i zgjidhin msopajtimet, të cilat filluan më 15 gusht, kur mijëra mbështetës të liderit opozitar, Imram Khan, dhe klerikut populist Tahir ul Qadri u tubuan për të kërkuar dorëheqjen e Sharif, i cili akuzohet për vjedhje në zgjedhjet e 2013-ës, pas të cilave ai u bë kryeministër.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com