MAQEDONI - Kanë vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes protestat e maqedonasve në ditën e dytë në qytetin e Shkupit. Protesta e dhunshme kanë ardhur si pasojë e vrasjes së një të riu maqedonas nga një shqiptar. Gjatë protestës ka pasur momente përplasje mes policisë dhe protestuesve maqedonas të cilët kanë tentuar të hyjnë në lagjen Saraj që është e banuar nga shqiptarë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë përmes një deklaratë ët nxjerrë ka njoftuar se protestuesit janë shpërndarë, ndërsa janë arrestuar 27 persona si të përfshirë në dhunë dhe sulme.
Si pasojë e përleshjeve e protestuesve me policinë në komunikatën e Ministrisë së Brendshme njoftohet se janë plagosur 9 efektivë policie, ndërkohë që media të ndryshme në Shkup flasin për 50 qytetarë maqedonas të plagosur.
“Janë ndaluar 27 pjesëmarrës të dhunshëm të protestës cilët kanë sulmuar me gurë policinë dhe kanë dëmtuar makinat zyrtare policore. Ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale. Protestat u organizuan në mbrëmje edhe atë pas thirrjeve përmes rrjeteve sociale në shenjë revolte lidhur me vrasjen e 18 vjeçarit Angel Petkovski. Shumica e pjesëmarrësve në protestë kanë qenë të moshave prej 15 deri 18 vjet, anëtarë të grupeve të tifozëve të klubeve sportive, ndërsa një pjesë e tyre mbanin maska në kokë si dhe shufra drurit dhe hekuri”,-thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë-së, duke shtuar se janë dëmtuar 8 makina policie.
MPB maqedonase ka bërë apel që të tregohen të përmbajtur dhe të mos lejojnë të manipulohen dhe të përfshihen në incidente më serioze, që do të kishin pasoja të papara. Gjithashtu bëhet thirrje që edhe mediat të kryejnë detyrën e tyre të informimit në mënyrë profesionale dhe të mos shpërndajnë dezinformata.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com