Presidenti i Maqedonisë ka vendosur që të falë politikanët të cilët u përfshinë në skandalin e përgjimeve.
 
Vendimi i tij ka ardhur në një kohë kur në Maqedoni kanë nisur protesta të mëdha, ndërkohë që proceset gjyqësore ndaj tyre janë ndërprerë.

Protestuesit e kanë nisur marshin e tyre nga Prokuroria Speciale, më pas drejt Qeverisë, duke u ndaluar para një zyre të presidentit Ivanov në qendër të qytetit, e cila u sulmua me vezë dhe gjësende tjera.
 
Pas kësaj protestuesit e revoltuar iu afruan selisë së VMRO-DPMNE, por prania e shtuar policore nuk lejoi depërtimin e tyre.
 
Ata për disa orë kanë qëndruar aty duke brohoritur kundër Ivanovit por edhe partisë VMRO-DPMNE, duke i konsideruar si fajtor për vendimin e sjellur për falje.
 
Protestuesit thanë se nuk pranojnë një vendim të tillë dhe se ai duhet të anulohet, ndërsa Ivanov duhet të jap dorëheqje.
 
Por një protestë tjetër nga përkrahës të VMRO-DPMNE u mbajt në afërsi të selisë së LSDM.
 
Protestuesit kanë brohoritur kundër LSDM duke e akuzuar se ajo po krijon krizë të thellë në vend. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)