Mijëra qytetarë malazeze i janë bashkuar protestës së Frontit Demokratik në Podgoricë, për t’i kërkuar dorëheqjen kryeministrit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç.
Protestuesit i kanë vendosur një ultimatum kryeministrit pasi nëse nuk jep dorëheqjen deri të shtunën e ardhshme atëherë ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
Disa incidente kanë ndodhur gjatë protestës, kur protestuesit e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë policinë.
Ndërkohë që tek Kuvendi i Malit të Zi ku është shënuar edhe incidenti më i madh, policia ka përdorur gazin lotsjellës. Sipas gazetës lokale “Vijesti” në protestë kanë marrë pjesë edhe persona të maskuar.

Opozita ka kërkuar një qeveri kalimtare deri në datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Të mbledhur jashtë parlamentit protestuesit nën masa të shumta sigurie kanë vendosur pankarta me mbishkrimin “dorëheqje” dhe “poshtë hajnat”.
Liderët e opozitës i kanë bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë para parlamentit deri në dorëheqje të qeverisë, ndërsa shumë pranë janë vendosur tenda.

Gjatë tubimit, Mandiç ka thënë se Kryeministri i Malit të Zi është larguar nga vendi me aeroplan në orën 18 e 30. Gjukanoviç ka udhëhequr për tri mandate Malin e Zi, që nga viti 1990.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com