Përleshje të dhunshme ndodhën në Athinë, mes fermerëve që protestojnë kundër taksave të reja dhe kundër reformës së pensioneve. Rreth 800 fermerë grekë që kishin mbërritur nga ishulli i Kretës për të marrë pjesë në protestën dy ditore në Athinë, goditën me domate, më pas gurë dhe shkopinj ndërtesën e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave, në rrugët kryesore të kryeqytetit grek.

	greqi

protesta greqi

protesta greqi

​Si kundërpërgjigje forcat e rendit përdorën gazin lotësjellës. Ndërsa fermerë të tjerë kanë bllokuar autostradën pranë Korintit, madje disa prej tyre janë shprehur të gatshëm për të shkuar me traktorë në Athinë, e ndaluar kjo nga qeveria greke.

Kreditorët i kërkojnë qeverisë së Aleksis Cipras të rishikojë taksat për fermerët dhe të vijojë me reformën e pensioneve. Kundër kësaj reforme janë bashkuar mjekët, inxhinierët, ekonomistët, avokatët dhe artistët.

greqi

greqi

Në mbështetje të fermerëve kanë dalë edhe partitë opozitare.

protesta greqi

greqi

greqi