Protesta të hënën, PD dhe LSI për
herë të parë në një tubim sëbashku 

Protesta të hënën, PD dhe LSI për<br />herë të parë në një tubim sëbashku <br>
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do organizojnë për herë të parë një protestë së bashku, kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit sipas procedurës së nisur nga maxhoranca. Tubimi do zhvillohet të hënën në orën 09:30 përpara Kuvendit, kur njëkohësisht është paralajmëruar mbajtja e seancës së Kuvendit për Kryeprokurorin. 

Vendimi i marrë sot nga grupi parlamentar demokrat dhe takimi i Bashës me kryetarët e degëve ishte për të mobilizuar forcat dhe zbarkuar në Tiranë ditën e hënë. Protestës së demokratëve i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI do marrë një vendim përfundimtar në mbledhjen e nesërme në orën 11:00 të KDK-së. Në një status në Facebook, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thirrje për revoltë të qytetarëve kundër Edi Ramës. 

Mazhoranca është për një Kryeprokuror të Përkohshëm të zgjedhur me shumicë të thjeshtë dhe pritet që të hënën të votohet një mes tre kandidaturave si Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani. Kjo çështje ka shkaktuar debate mes kampeve politike lidhur me kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur nga Kuvendi në mungesë të KLP-së, e cila edhe pse ka kaluar një vit e gjysmë nga vota konsensuale e 22 korrikut 2016 për miratimin e Reformës në Drejtësi, ende nuk është ngritur për shkak të mungesës së një anëtari, atë të Shoqërisë Civile. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë