'Astiri'/ Lleshaj: Basha u fsheh pas fëmijëve, policia jo tolerancë shkelësve të ligjit! PD: Ministri s'ka derdhur djersë për 2 shtëpitë e tij!

'Astiri'/ Lleshaj: Basha u fsheh pas fëmijëve, policia jo tolerancë shkelësve të ligjit! PD: Ministri s'ka derdhur djersë për 2 shtëpitë e tij!

Në lidhje me protestën e ditës së sotme të zhvilluar nga banorët e Astirit që më pas duke u nxitur nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përfundoi me bllokimin e rrugës dhe me shoqërimin e ish deputetit Klevis Balliu së bashku me 4 protestues, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj ka thumbuar Partinë Demokratike duke thënë që pushimet e verës nuk e ndihmuan për të gjetur udhën e politikës. Lleshaj shkruan se ditën e sotme 13 tetor që përkon edhe me ditën ku Presidenti Meta dekretoi si datë zgjedhjesh lokale, PD iu rikthye vesit të vjetër të rrugëve. Ndër të tjera Lleshaj shkruan se protestuesit ditën e sotme u fshehën pas fëmijëve dhe grave. Në fund Lleshaj shkruan se nuk mund të gjendet kurrë zgjidhje tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale

"Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës. Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.

Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë: Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike! E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale. Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë. E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale. Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve", shkruan Lleshaj. 

Kundërpërgjigja ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi. Në reagimin e tij, Bardhi hedh akuza të drejtpërdrejta nga Lleshaj, sipas së cili nuk mund t'i kuptojë gjendjen e e banorëve, pasi për vete jeton në një shtëpi dy katëshe që nuk ka derdhur asnjëherë djersë për dy shtëpi.

"Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qëndresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruar", shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Bardhit

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vanesa: 15/10/2019 08:44

    Po ben nje pune te mire :P

    Përgjigju
  • Taulanti: 14/10/2019 00:10

    Lleshaj duhet te pergjigjet per politizim in e POLICISE dhe indiferentizmin karshi kriminalitetit dhe droges

    Përgjigju
  • Ndoci: 13/10/2019 21:49

    EDI RAMA DUHET TI JAPE ZGJIDHJE KESAJ PUNE. BOLL E ZVARRITI, AS NUK ANULLON PROJEKTIN AS NUK E ZBATON. KESAJ I THONE ME LANE VORRIN HAPUN. ZGJIDHE OSE PRISH NDERTESAT, OSE ANULLO PROJKETIN, AS MISH AS PESHK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit