Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se kjo qeveri ka dështuar pasi sipas tij po vendosen gjoba për të mbushur gropën prej 300 milionë eurosh.
“Bizneset e tregut te Medreses nisin diten me proteste anti-qeveritare! Të dashur miq, i gjithë tregu i madh në zonën e Medresë që në mëngjes janë në një protestë të fuqishme kundër aksionit antibiznes të tatimit të jashtezakonshëm, me të cilin qeveria e dështuar Rama - Meta kërkon të mbushë gropën prej 300 milionë eurosh që ka krijuar me vjedhjet e klaneve të kontrabandës qeveritare në dogana dhe evazionin e madh në tatime. Shembulli i tyre është shembull frymëzues për luftën kundër arbitraritetit policesk të qeverisë së piktorit dështak” – shkruan Berisha.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)