Protesta,Vasili mesazh të fortë:
Do marrim para çdo qeveri krimi

Protesta,Vasili mesazh të fortë:<br />Do marrim para çdo qeveri krimi<br>
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas protestës së opozitës sot në kryeqytet. Vasali shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë protestuesit, që erdhën nga gjithë Shqipëria.

Sipas tij, sot të gjithë qytetarët i dolën për zot Shqipërisë dhe familjeve të tyre. Ndërsa shton se askush nga sot nuk ka më guxim t’iu dhunojë shqiptarëve familjen dhe bukën e gojës, dinjitetin dhe krenarinë.

“Falenderim pa fund nga zemra per ju qe erdhet ne protesten madheshtore sot. Miq qe erdhet nga gjithe Shqiperia, Divjaka, Lushnja, Fieri, Patosi, Rroskoveci dhe Mallakstra. Sot te gjithe ju i dolet per zot Shqiperise dhe familjeve tuaja. Askush nga sot nuk ka guxim t'ju dhunoje familjet dhe buken e gojes,t'ju dhunoje dinjitetin dhe krenarine. Sot jemi shume te forte krah njeri tjetrit dhe jemi aq shume sa marrim perpara cdo qeveri kriminale si kjo e Edi Rames”, shkruan Vasili. 

vasili fb
(Reagimi i Petrit Vasilit pas protestës)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje