Ndërsa në Tiranë po bie nata, përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit dhe forcat e rendit janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në dy anët e bulevardit. Në mes është selia e kryeministrisë. Grupe protestuesish të maskuar e të shpërndarë në turma lëvizëse po hedhin vazhdimisht gurë drejt efektivëve, ndërsa policia, e vendosur në pozicion mbrojtës, përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës.
Bulevardi duket i ndarë në dy pjesë, me protestuesit në njërën anë dhe policinë në tjetrën, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta/ 3 orë përplasje te Kryeministria, ‘breshëri’ gurësh ndaj policisë! Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë pas gazit lotsjellës! Sulm Kuvendit, zjarr derës së Ministrisë së Ekonomisë
LAJMET MË TË VLERËSUARA







