Ish-kryetar i Gjykatës së Lartë, Zef Brozi ka reaguar lidhur me protestën e ditës së nesërme duke bërë apel për pjekuri qytetare dhe reagim paqësor.
Brozi kërkon nga qytetarët shqiptar që të mos bëhen vegël e disa politikanëve për të sabotuar Reformën e Drejtësisë dhe pengimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Juristi shprehet se duhet kërkuar që ish-qeveria e korruptuar të përgjigjet para sa më para drejtësisë. Më tej thotë se duhet kërkuar vittingu i politikanëve dhe pushtetarëve.
Zef Brozi njihet si njeri që kundërshtoi ish-presidentin Berisha në vitet 1993-1995 derisa Berisha e shkarkoi në parlament dhe ambasada amerikane e shoqëroi deri në Rinas, bile deri tek avioni, kur u nis i persekutuar nga Berisha dhe pushteti i PD-së.
Reagimi i plotë.
Meqenese me 27 Janar 2018 ne Tirane opozita do te beje proteste, u bej apel te gjithe qytetareve qe do te marrin pjese te protestojne PAQESISHT e te deshmojne pjekuri e qytetari. Mos lejoni t’ju perdorin si vegla per qellime te mbrapshta politike per te sabotuar Reformen ne Drejtesi dhe per te penguar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Kerkoni denjesisht te drejtat tuaja. Kerkoni qe ish-qeveritare e pushtetare te korruptuar te pergjigjen sa me pare para drejtesise. Kerkoni qe te behet edhe vetingu i politikaneve e pushtetareve.
Protestat paqesore te qytetareve i bejne mire demokracise dhe ndihmojne e detyrojne qeverine qe te korigjoje vetveten dhe luftoje korrupsionin.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com