Taulant Balla po mban një deklaratë jashtë Kuvendit ku thotë se PD është autorja e zhvillimit të zhvillimit jo normal të seancës. Më tej, akuzoi PD se ka paguar protestues të maskuar për të kryer trazirat e ditëve të fundit, me një shumë prej 100 mijë lekësh secili.

Kreu i grupit të PS thotë se ishte Sali Berisha ai që tentoi të digjte selinë e PS, por pa sukses.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të humbë qoftë ehde një seancë të vetme për vendime të tjera. Dritarja që kemi në 2027 për të mbyllur negociatat, janë diku te 250 ligje që duhet t’i kalojmë në Kuvend. kush do që të marrë në zgjedhje, qoftë partia që po shkon drejt vdekjes, qoftë aktorë të tjerë politikë, le të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, ta masin njëherë sa e kanë mbështetje dhe pastaj në 2029 janë zgjedhjet parlamentare.

Policia e Shtetit është institucioni që garanton sigurinë e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë, që kur del nga shtëpia. Policia po mbron institucionet. Duhet të mbështesim policinë për të garantuar sigurinë në çdo institucion. Ankesat që bëni janë në verifikim nga AMP. Sot në Shqipëri i vetmi institucion që meriton gjithë respektin dhe mbështetjen është SPAK. Kur vihet zgjarr mbi GJL apo BSH dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë, s’di nëse është ende në punë kreu i ILD.

Është e papranueshme që fëmijë 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. Meqë ju gazetarët e bëni këtë punë, drejtojuni Prokurorisë së Tiranës. A ka deputetë të PD që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar dhunë? 115 të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e PD.

Sali Berisha është instruktori i goditjes së PS. E dinim që Berisha do të dërgonte njerëzit e vet për ta djegur. Jo vetëm që s’ka për ta djegur, por PS do ta mundë në 2027 dhe 2029.

Si kryetar grupi, dua të bëjmë 1/10 e asaj që po bën Macron apo Meloni, mos të vonohemi”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos, me ‘dirigjim’ të Berishës PD bllokon foltoren! I merr kartonët mazhorancës, përmbys karriget! Noka sulmon Ballën e Peleshin, Fidel Kreka godet me bllok votimi ish-ministrin Hoxha