Protestat,Basha:Jo çadër,aksion
kompleks PD-LSI, nesër data

Protestat,Basha:Jo çadër,aksion<br />kompleks PD-LSI, nesër data<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se opozita do të zhvillojë një aksion të gjerë protestash, të cilat do të nisin brenda këtij muaji.

Duke folur për media pas takimit me aleatët, Basha tha se nuk është caktuar akoma data e protestave, duke sqaruar se nuk do të ketë më çadër.

Sipas tij, opozita do të vijë në këto protesta me të reja, me një vullnet edhe më të fortë dhe me një përgjigje më të madhe popullore.

“Aksioni do intensifikohet. Do të përfaqësojë gjithë shtresat e shoqërisë. Ju bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë sezon protestash, për t’u përballur me paligjshmërinë e qeverisë. Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë bukën e gojës. Krimi i veshur me pushtet bëhet gati të fillojë aksionin për ujin. Kemi diskutuar për një aksion kompleks opozitar, si dhe për protestën e parë që do nisë brenda muajit. Vendimin do ta marrë nesër për datën. Përsëritje të çadrës nuk do të ketë, do ketë të reja, një vullnet edhe më të fortë të opozitës dhe një përgjigje më të madhe popullore”, deklaroi kryedemokrati. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan