Protestat e anarkistëve shkatërrojnë
 një nga lagjet e vjetra të Athinës

Protestat e anarkistëve shkatërrojnë<br /> një nga lagjet e vjetra të Athinës
Autoritet greke thonë se ndaluan disa të rinj lidhur me ngjarjen, por ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza.

Më herët, çështja e lagjes rebele të Athinës “Eksarxia”, si dhe statusi i zonës “autonome” përsa i përket hyrjes së policisë në të, mori të tjera përmasa.

Shkaku i këtij kaosi u bë një trakt i dalë prej një organizate anarkiste, e cila mori përsipër ekzekutimin e një trafikanti droge në një prej rrugëve të kësaj lagjeje.

Sipas traktit, ekzekutimi i trafikantit të drogës prej anarkistëve u krye pasi ai përdorte pikërisht këtë zonë për të kryer verpimet e tij kriminale.

Ky zhvillim e ka ndezur sërisht debatin në politikën greke, nëse duhet ose jo qeveria të ndërhyjë fuqishëm për të kthyer kontrollin në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit helen, shëndrruar tashmë në një gheto të izoluar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull