Protestat e Berishës, ambasadori italian në Shqipëri: S'mund të vazhdohet pa fund me konflikt politik, ulni tensionet

Duke marrë shkas nga tensionet politike në Shqipëri, me protesta dhe seanca të bllokuara  në Kuvend, Ambasadori i Italisë, Fabrizzio Bucci, tenton ura komunikimi mes mazhorancës dhe opozitës. Në një pritje të organizuar prej tij me deputetë të grupit të miqësisë Italo-Shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë, në Rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë, Bucci  u bëri apel ligjëvënesve të shohin përtej ndasive.

"Siç ndodh gjithnjë disa muaj para zgjedhjeve këtu nisin fishekzjarrët. Këtu politika është e ngjashme me atë të Italisë, nuk mërzitesh asnjëherë, ka shumë aksion, ndoshta më shumë se çduhet. Shoh këtu deputetë nga familje të ndryshme politikë.  Politika ju ndanë, dhe kjo është mëse natyrale. Por, të qënit këtu sonte, tregon se ka gjëra më të rëndësishme që ju bashkojnë, siç është miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë."- tha ai.

Diplomati italian iu kujtoi edhe se me cfarë duhet të merren politikanët në një vend që kërkon më shumë se angazhim 

"S’mund të vijoni pa fund me tensione, konflike, deri në luftë civile në thonjëza, por duhet të vi një moment ku të gjithë politikanët të bashkohen dhe të ndjekin të mirën e përgjithshme."- vijoi ai.

Duke folur për protestat e opozitës, Buçi iu kujtoi të pranishmëve  Integrimin Europianë, dhe prioritet e politikës shqiptare.

"Është e shumtuar të shohësh që manifestimet që ndonjëherë shpërthejnë në dhunë. Manifestimet janë natyrale, demokracia ushqehet edhe përmes përballjes, por në respekt të rregullave dhe rrugë paqësore. Europa ju sheh, dhe tani është në durat tuaja integrimi. Ritmi i negociatatve varet nga ju dhe nga koha që ju duhet që i gjithë parlamenti dhe institucionet shqiptare të jenë në nivelin e standardeve europiane. Në të gjithë këtë proçes, në 30 vitet e shkuara, por dhe në 30 vitet e ardhshme, dhe në 300 vitet e ardhshme do të jemi gjithnjë, siç kemi qenë gjithnjë në krahun tuaj."- u shpreh ai.

Për nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj, korigjimi vjen nga vetja, ndërsa Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku e cilësoi një arritje faktin se deputetët e mazhorancës po komunikonin në mënyrë normale.

"Vlera e këtij takimi qëndron te fakti se duke qenë afër ne mndemi të përmirësojmë komunikimin mes nesh, veçanërisht këto ditë që ka një tension politikë. Unë spretendoj se ne do njehësohemi, as mund ta bëjmë këtë sepse jemi kundërshtarë politikë.  Por, besoj se arsyeja e mirë dhe qytetaria të na vënë në kushte që për interes të vendit, të qytetarve shqiptarë ne të mundemi për të optuar për zgjidhje më të mira. Komunikimi është një lloj elementi korrektimi brenda vetes sepse edhe ne mund të hedhim një hap për të pasur më shumë tolerancë në komunikimin mes tonë, sikundër dhe kundërshtarët tonë politikë mund ta bëjnë këtë gjë. Por gjithnjë duke nisur nga premise të tilla si afrimititet dhe respekti nda njëri tjetri."- tha ajo.

"Kjo mbrëmje ka arritur shumë. Ka mbledhur e një grup njerëzisht me mendime, veprime, qëndrime të ndryshme në një sallë që sndodhte prej shumë kohësh. Morëm një premtim nga nënkryetarja e parlamentit për më shumë tolerancë, dhe po nuk arritëm gjë tjetër, grupi miqësisë ja arriti qëllimit."- tha Tabaku.

Takimi i zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës, vinte pak orë para seancës plenare dhe protestës së lajmëruar nga opozita. Atmosfera mes deputetëve të dy kahëve politikë, në ambientin e rezidencës së ambasadës italiane, ishte tejet e relaksuar, saqë revolucioni i “Rithemelimit’ dukej si një dezhavu. Mjafton të shohësh se si Deputetët Demokratë të Berishës, Shehu, Zhupa, komunikojnë ngrohtësisht me anëtarët e mazhorancës. Por kur marrin mikrofonin në kuvend gjithçka ndryshon...

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/02/2023 02:32

    Z.ambasador,ata politikane qe po protestojne sot,kane humbur qetesine qe kur njeriu qe ju i dhate strehim politik (pa pyetur as amerikanet pse e kane shpallur /te padeshirueshem/,se per neve e pame qe nuk na pyetet kur morret kete vendim),u dogj si ASI i tyre nen menge per t'i shpetuar nga drejtesia per shkeljet e krimet qe kane bere,dhe jo vetem ai.Dhe sa per gjera qe mund te na bashkojne ,si miqesia shqiptare-italiane,me mire pyet amb.amerikane dhe ndoshta dhe Bujar Kapexhiun qe merret me /humorin diplomatik/ se sa interesante behen disa nga politikanet tane qe kane zhvilluar nje lekure te ndjeshme sa here qe diplomatet e huaj ua thone te verteten pa dorashka ne sy e nuk i trajtojne si femije te perkedhelur.

    Përgjigju
  • naku: 16/02/2023 16:22

    po degjoni keshillat e urta te europes, pse i nxirrni syte njeri tjetrit mor shqipe

    Përgjigju
  • Ariu: 16/02/2023 12:40

    Po ik ore langaraq, na jep mend ti. Këtej kërkoni reformë në drejtësi ju e këtej i jepni azil një super të korruptuari. Legena!

    Përgjigju
  • ska problem: 16/02/2023 12:13

    A nuk ishit ju frrocot qe i bete azil politik ish kryeprokurorit llalla kur shqiperia nuk eshte vend diktatorial duke nisur precedentin qe te gjithe ishat te korruptuar te vijne tek ju me thaset e lekeve te vjedhura dhe te jetojne te qete ,per c'fare duhet te degjoheni ju (diplomate ) e kishte mire Enver Hoxha qe ju trgonte karrigen ku duhet tre uleshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje