Para Gjykatës së Tiranës do të dalin ditën e sotme 16 persona, të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, për t’u njohur me masat e sigurisë.
Për katër prej protestuesve do të vendosë gjyqtari Edvan Veçani, ndërsa për 12 të tjerë do të vendosë gjyqtari Sokol Shehu.
Gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, para gjykatës ka dalë një numër i konsiderueshëm protestuesisht. Por pavarësisht se arrestimet janë cilësuar kryesisht të ligjshme, masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre kanë qenë të lehta, kryesisht ‘detyrim paraqitje’.
Në protestat e zhvilluara në kryeqytet gjatë këtyre ditëve, persona të maskuar kanë sulmuar institucionet, efektivët e Policisë, bizneset private dhe bankat, duke krijuar si situatë kaotike.








Komente
Komento