Për të pestën ditë radhazi Kryeministri Rama ka përsëritur ftesën për dialog për studentët protestues.

Këtë mëngjes ai zgjodhi një tjetër simbolikë, para godinës së Kryeministrisë. Pas karrigeve apo stolave të gurit të vendosura në ditët e mëparshme, këtë herë ka vendosur një tavolinë guri si të rrethuar nga jastëkë në tokë si për një ftesë për t’u ulur këmbëkryq rreth e rrotull një sofre tradicionale.

Sipër ‘sofrës’ edhe disa letra me mbishkrimin ‘dialog’, për vetëm pak orë më pas ftesat u grisën nga disa kalimtarë.

Ditët e fundit Rama kam ftuar për dialog të gjitha ata që duan të flasë, ndërsa ka përjashtuar të gjitha ata të maskuarit e dhunshëm në protesta dhe kë mbështet dhunën apo nuk e dënon hapuir atë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Pas ftesës për dialog me protestuesit, kryeministri Rama largohet nga godina e Kryeministrisë (VIDEO)

 

Pas ftesës së radhës për dialog me protestuesit, kryeministri Edi Rama është larguar nga godina e Kryeministrisë.

Report Tv ka siguruar pamjet kur eskorta e automjeteve që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama është larguar nga Kryeministria.

Sot, është paralajmëruar protestë kombëtare dhe masat e sigurisë rreth Kryeministrisë janë shtuar ndjeshëm, me efektivë të shumtë të Policisë të pozicionuar atje.

Ora 10:21
Refuzohet sërish dialogu me Ramën, grisen ftesat në ‘sofrën’ para kryeministrisë (VIDEO)

 

 

Ftesa e kryeministrit Rama për t’u ulur në ‘sofrën’ e dialogut të vendosur para godinës së qeverisë, është refuzuar pasi letrat e vendosura mbi të janë grisur nga kalimtarë të rastit.