Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar protestuesit e dhunshëm që gjatë këtyre ditëve kanë dëmtuar pronën publike e private se do të përballen me forcën e ligjit.
Rama tha se Qeveria po punon për të përgatitur një paketë masash të natyrës jo thjesht penale, por edhe administrative, pasi sipas tij, kushdo që dëmton pronën publike e private, do të duhet të paguajë.
“Jemi duke punuar intensivisht për të përgatitur një paketë masash, një paketë masash të natyrës jo thjesht penale por të natyrës administrative sepse kush shkatërron duhet të paguajë. Kush dëmton pronën e tjetrit, kush dëmton pronën publike, kush shkul pllakat e trotuarëve që shtrohen me paratë e taksapaguesve të këtij qyteti dhe kush detyron dhe imponohet bashkisë së qytetit, i imponohet qeverisë që çfarë ka planifikuar për shkolla, çfarë ka planifikuar për kopshte e për çerdhe, duhet ta çojë për riparime, duhet të përndiqet nga hija e shtetit që i vjen pas dhe i kërkon deri në fund një më një, dëmshpërblimin”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Ministrinë e Arsimit pas sulmeve të protestuesve: Luftë hibride e organizuar nga duar të stërvitura për këtë punë, kurrë s'do të arrijnë ta marrin pushtetin me dhunë! (VIDEO)








