Protestat e dhunshme/ Zjarrfikësit francezë u kthejnë shpinën qeveritarëve (Video)

Protestat e dhunshme/ Zjarrfikësit francezë u kthejnë shpinën qeveritarëve (Video)

Momenti kur zjarrfikësit i kthejnë shpinën  kryetarit të Bashkisë Cholet dhe Gilles Bourdouleix

Protestat në Francë përkundrejt ligjit që i ka hapur rrugë rritjes së çmimit të karburanteve, po vijojnë tashmë prej ditësh. Protestuesit duken më të vendosur se kurrë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi ka qenë pikërisht reagimi i zjarrfikësve.

Reagimi i tyre është bërë publik përmes një videoje, e cila po merr një shpërndarje të jashtëzakonshme nëpër rrjetet sociale.

Ditën e shtunë, gjatë kremtimit të “Holy Beard” (Shenjti mbrojtës i zjarrfikësve), ata u kanë kthyer shpinën disa qeveritarëve, për t’iu shprehur pakënaqësinë kundër vendimit të marrë për shkurtime në vendin e tyre të punës. Teksa ata reaguan në këtë mënyrë në nisje të ceremonisë, zyrtarët që ishin vendosur përballë tyre kanë mbetur të shtangur.

Midis zyrtarëve të zgjedhur shihej i pranishëm kryetari i Bashkisë Cholet, Gilles Bourdouleix si dhe përfaqësues të tjerë të zonës.

Videoja ku tregohet sesi zjarrfikësit i kanë kthyer shpinën kryetarit të Bashkisë Cholet dhe Gilles Bourdouleix

Franca është duke konsideruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi qindra persona u arrestuan gjatë një proteste të cilësuar si më e dhunshmja dekadën e fundit. Policia thotë se 23 oficerë policie mes 133 personave mbetën të plagosur pasditen e të shtunës, kurse numri i të arrestuarve shkoi në 412.

Kësisoj, Presidenti Emmanuel Macron gjatë ditës së diel zhvilloi një takim emergjence me kryeministrin dhe shefat e agjencive të sigurisë dhe ushtrisë duke deklaruar se të gjithë ata të cilët janë përgjegjës për dhunën gjatë protestave do të paguajnë për veprimet e tyre. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë