Pas 3 protestave radhazi brenda dy javëve, një përpara selisë së Këshillit të Ministrave dhe dy te Parlamenti, demokratët do të ndryshojnë strategjinë e protestave pas Janarit të vitit të ardhshëm. Burime pranë Partisë Demokratike thanë dje për Shqiptarja.com se plani i ri i protestave parashikon përqendrimin e tyre në funksion të kauzës së re të demokratëve, atë të antikorrupsionit.