Protestat e maturantëve, MAS:
Zyra informimi në çdo fakultet

Protestat e maturantëve, MAS:<br />Zyra informimi në çdo fakultet
Ministria e Arsimit ka vendosur që të ngre në çdo fakultet të vendit zyra informimi për maturantët dhe procesin e përzgjedhjes dhe aplikimeve të tyre për në universitet.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat,  ka ftuar të gjithë maturantët të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura që ti drejtohen këtyre zyrave për çdo sqarim.

Ja njoftimi për shtyp i MAS
Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se pranë fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë janë ngritur dhe funksionojnë zyrat e informimit të maturantëve të cilët janë të ngarkuar të informojnë çdo maturant për procesin e regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016 – 2017.
Ministria e Arsimit dhe Sportit fton të gjithë maturantët të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura në institucionet e arsimit të lartë të drejtohen në këto zyra informimi për të sqaruar cdo paqartësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!