Presidenti Ilir Meta duket se nuk mbështet lëvizjet politike të opozitës, e cila ka paralajmëruar protesta në fund të janarit dhe kushtëzim të raporteve me Kuvendit.
/Shqiptarja.com
Meta tha se nuk ka asgjë kundër protestave, por për të do ishte me rëndësi një platformë për të çuar përpara perspektivën evropiane të vendit, duke përfituar çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.
“Manifestimet janë përpjekje për sensibilizim, për të shprehur një shqetësim, tërhequr vëmendje për mbështetje, për mua është më e rëndësishme një platformë e ofruar për të kontribuuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të dyja palët duhet të kenë platforma, një platformë të përbashkët”, tha kreu i shtetit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












