Protestat e opozitës, Ilir Meta: 
Jo tensione, presim negociatat

Protestat e opozitës, Ilir Meta: <br />Jo tensione, presim negociatat<br /><br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, komentoi zhvillimet e seancës së fundit në Kuvend, ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa opozita protestoi dhe hodhi tymuese brenda sallës së Kuvendit.

Meta tha se klima konfliktuale nuk i shërben vendit, kur presim çeljen e negociatave me BE-në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës. Kreu i shtetit është shprehur i rezervuar edhe sa i takon protestave të paralajmëruara nga opozita në fund të janarit, duke theksuar se retorika nuk ndihmon perspektivën e Shqipërisë. "Të fokusohemi drejt qershorit të këtij viti për negociatat me BE. Vendi i ka të gjitha shanset për negociatat. Nëse humbet kjo mundësi do ketë një kosto të madhe për perspektivën e vendit. Stisja e situatave kaotike mund të na kthejë edhe më pas akoma. Duhet të heqim dorë nga fryma konfliktuale", tha Meta.  

I pyetur nëse zgjedhja e Kryeprokuroes vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se "duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër".

"Është thënë se Shqipëria ligjet i bën të mira, por çalon te zbatimi. Këtë radhë ne nuk do bëjmë gabim fatal. Kushtetutën e kemi shumë të mirë për çështjen e reformës në drejtësi. Pavarësisht nga disa detajime që u bënë atëherë, duke mosparashikuar disa zhvillime në zbatimin e saj të cilat më pas kanë krijuar disa interpretime të ndryshme lidhur ne ndërtimin e institucioneve të reja. Kur palët këcënojnë njëra-tjetrën nuk garantojnë për institucione të reja, për drejtësi të re".  

Protestat, Meta: Për mua rëndësi kanë negociatat
Presidenti Ilir Meta duket se nuk mbështet lëvizjet politike të opozitës, e cila ka paralajmëruar protesta në fund të janarit dhe kushtëzim të raporteve me Kuvendin. 

Meta tha se nuk ka asgjë kundër protestave, por për të do ishte me rëndësi një platformë për të çuar përpara perspektivën evropiane të vendit, duke përfituar çeljen e negociatave në qershor të këtij viti. 

“Manifestimet janë përpjekje për sensibilizim, për të shprehur një shqetësim, tërhequr vëmendje për mbështetje, për mua është më e rëndësishme një platformë e ofruar për të kontribuuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të dyja palët duhet të kenë platforma, një platformë të përbashkët”, tha kreu i shtetit.

Gjithashtu Meta ka shtuar se nëse palët vazhdojnë në këtë rrugë për sa i përket reformave që ndikojnë në procesin e integrimit, atëherë edhe në qershor do të kemi një shans të djegur për hapjen e negociatave.

“Unë e di shumë mirë që nëse palët do të vazhdojnë në këtë rrugë Shqipëria do të ketë një shans të djegur në qershor. Kemi humbur shumë mundësi që nga 96 e në vijimësi. Duhet të ishim në një status tjetër tani. Le të na kthehen ato shans që të mos dështojmë pasi do të ishte një zhgënjim për të gjithë popullin”, tha ai.

Intervista e plotë e Presidentit Meta për “5 Pyetjet nga Babaramo”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan