Protestat e të burgosurve
Totozani drejt burgut të Peqinit

Protestat e të burgosurve<br />Totozani drejt burgut të Peqinit
Protesta disaditore e të burgosurve të Peqinit në lidhje me kufizimin e lejeve ka zgjuar reagimin e Avokatit të Popullit, i cili së bashku me stafin e tij është nisur sot drejt Peqinit.

Në këtë inspektim Totozani synon të shohë nga afër situatën dhe gjendjen e të burgosurve, për të gjetur një zgjidhje lidhur me ankesat e tyre dhe pretendimet ndaj lejeve dhe përmirësimit të kushteve atje.

Të burgosurit e Peqinit kanë protestuar ditën e djeshme duke kërkuar më shumë leje të kontrolluar si dhe kushte më të mira në burg.

“Më parë ditët e lejes kanë qenë 10 ditë, ndërsa tani janë reduktuar në 3 ose 4″, janë shprehur të burgosurit. Kjo ka ndodhur për shkak të arratisjes të një prej të burgosurve pikërisht gjatë lejes. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës