Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se ata do të kërkojnë mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve. Deklaratën Basha e bëri para se të futej në selinë blu, ku po zhvillon një mbledhje me grupin, ku kërkoi të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ngrihet akciza apo taksat e tjera.
"Vendet e rajonit, po veprojnë, Rama i kapur nuk mund ta kalojnë llumin me dhunë policore, i kam bërë thirrje 2 javë më parë, një nga propozimet është që të kërkoj mocion me debat që qeveria të lërë llafet", tha Basha.
Megjithatë, Duma ka qenë kundër kësaj deklarate, ku tha se ky është një mesazh i fshehur që po u përçon deputetëve se nuk do të tërhiqet, por do të "vijojë të bëjë opozitë".
Ajo tha se sot opozita duhet të ishte në shesh në protestë, por sipas saj ka pasur mesazhe nga persona të ndryshëm që i kanë kërkuar që deputetët të mos shkojnë sepse "do u prishin protestën". Kjo për Dumën, është 'kulmi'.
"Kjo është një ironi e madhe se unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi për të mos bërë këshilltarin e qeverisë, nuk duhet të këshillojë qeverinë si të marr taksa këtej dhe t'i çojmë atje, ne duhet të bëjmë opozitarizëm, sheshet janë të mbushura me qytetarë, kam një revoltë personale, që më thonë 'si po duket protesta, dhe na thonë mos u shfaqni se na prishni protestën', kur kemi arritur deri këtu, në duhet të ishim duke organizuar protesta dhe ne po zhvendosim problemet e brendshme e duke u thënë deputetëve që do vijoj të bëj sikur, unë besoj që duhet të merren vendime dhe të bëhen hapa pas", tha Duma.
Kjo e shtunë ka kulmuar me protestën kundër ngritjes së çmimeve, ku qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë.
E ashpër ka qenë deputetja demokratike Grida Duma, lidhur me propozimin e Lulzim Bashës për qeverinë lidhur me rritjen e çmimeve. Ajo tha se opozita duhet të bëjë opozitarizëm, jo këshilltarë të qeverisë.
" Kjo është një ironi e madhe se unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi për të mos bërë këshilltarin e qeverisë, nuk duhet të këshillojë qeverinë si të marr taksa këtej dhe t'i çojmë atje, ne duhet të bëjmë opozitarizëm, sheshet janë të mbushura me qytetarë, kam një revoltë personale, që më thonë 'si po duket protesta, dhe na thonë mos u shfaqni se na prishni protestën', kur kemi arritur deri këtu, në duhet të ishim duke organizuar protesta dhe ne po zhvendosim problemet e brendshme e duke u thënë deputetëve që do vijoj të bëj sikur, unë besoj që duhet të merren vendime dhe të bëhen hapa pas, asnjë nuk është i Bashës dhe Berishës, ne duhet të jemi fitues se s'mund pranohet që PD të jetë humbëse, të gjitha përpjekjet për të fituar kohë të Bashës që të mos bëjë opozitën reale do të përdoren të gjitha mvjetet për ta ndërgjegjësuar, ai duhet të thoshte hajde të rindërtojmë PD. Dualizimi me Berishën dhe 9 shtatorit ishte pro SHBA dhe PD duhet ta ketë mbështetje, e kemi lirinë për të vepruar", tha Duma.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme do i kërkojë grupit të deputetëve që të kërkojnë një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.
"Të hiqet taksa e qarkullimit dhe ngrirja e taksave si akciza apo e taksave të tjera, TVSH 6% për ushqimet. Kryeministri është tallur, u është përgjigjur me dhunë policore që PD e ka dënuar me forcë dhe deputetët tanë i janë gjendur pranë, një praktikë abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti, sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për t'i ardhur në ndihmë njerëzve, që çmimet të jenë më pak, nuk mjaftin që topin t'ia kalosh një faktori tjetër, e lehtë t'i vësh fajin Autoriteti të Konkurrencës, apo të zihesh me ato që ke pasur në krah, çmimi i naftës rritet, rriten edhe të ardhurat e qeverisë, pavarësisht prej situatës së brendshme brenda PD, nuk e harrojmë detyrën tonë para njerëzve dhe demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për krizën ku çmimet rriten dhe qeveria shton retorikën dhe dhunën. Vendet e rajonit, po veprojnë, Rama i kapur nuk mund ta kalojnë llumin me dhunë policore, i kam bërë thirrje 2 javë më parë, një nga propozimet është që të kërkoj mocion me debat që qeveria të lërë llafet", tha Basha.
E ke pyetur ndonjehere veten pse nuk ju do populli?! Sepse jeni njeri me horr se tjetri..
PërgjigjuPo ai dhëndri i Kaloshëve Ervin Goxhaj cmendim ka me grupin e Bamit nga Nikla do e mbajnë si kryetar Lylzimen???
PërgjigjuJo e ke gabim, ty të duam shum se je shum sexy.
PërgjigjuAto rudhat ama qe i kane dale se fundmi, sec ma kane nxjerre qejfi.
Je hajdute dhe ...prandaj s'te do populli....
Përgjigju