Protestat kundër masave anti-COVID, kryeministri kanadez: Bllokimet janë të paligjshme, shkoni në shtëpi

Protestat kundër masave anti-COVID, kryeministri kanadez: Bllokimet janë të paligjshme, shkoni në shtëpi

Gjatë protestave jashtë godinës së parlamentit në Otavë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë autoritetin që i jep ligji në rrethana emergjencash për të ndalur demonstratat që kanë paralizuar kryeqytetin dhe kanë bllokuar pikat kufitare në formë proteste ndaj kufizimeve kundër COVID-19-ës. Trudeau e bëri njoftimin të hënën në një fjalim drejtuar kombit, pasi zhvilloi një takim virtual me drejtuesit e provincave të Kanadasë.

"Këto bllokada janë të paligjshme, dhe nëse jeni ende duke marrë pjesë, tani është koha që të shkoni në shtëpi", tha Trudeau.

Protestat e "Autokolonës së Lirisë" u filluan nga shoferët kanadezë të kamionave, të cilët kundërshtonin urdhëresat e qeverisë për t'u vaksinuar ose karantinuar. Demonstratat kanë tërhequr tashmë protestues të zemëruar për kufizimet e tjera për pandeminë, si dhe për politikat e administratës së Trudeau.

Kryeministri Trudeau ka vendosur aktivizimin e Ligjit për Emergjencat të miratuar në vitin 1988, i cili i lejon qeverisë federale të tejkalojë autoritetin e provincave të Kanadasë.

Një variant i mëparshëm i këtij ligji është përdorur vetëm një herë në kohë paqeje, nga babai i Trudeau, ish-Kryeministri Pierre Trudeau. Ai përdori fuqitë e këtij ligji në vitin 1970, kur një grup militantësh nga Kebeku rrëmbyen një diplomat britanik dhe një ministër të qeverisë së provincës.

Kryeministri Trudeau tha se masa e re e emergjencës "do të jetë e kufizuar, gjeografikisht e përcaktuar, si dhe e arsyeshme dhe në përputhje me rreziqet me të cilat duhet të përballet".

Të dielën, policia kanadeze largoi një karvan automjetesh që bllokonin Urën Ambassador që lidh Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, pasi provinca e Ontarios shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të shpërndarë demonstratat.

Autokolona kamionësh dhe mjetesh të tjera kanë mbingarkuar rrugët e kryeqytetit kanadez, Otava, për mbi dy javë, dhe autokolona të tjera kanë bllokuar pika të tjera më të vogla kufitare me Shtetet e Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano