Protesta e opozitës do të zhvillohet në datë 27 Janar në Tiranë. Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur mbrëmjen e djeshme datën për protestën e parë për vitin 2018. Në diskutimet mbrëmjen e djeshme mes Bashës dhe Kryemadhit, u diskutua fillimisht mbi datën 15 që përkon me nisjen e seancës parlamentare.
Por meqenëse Basha ka nisur një tur në struktura, kjo datë është dukur e papërshtatshme. Pastaj diskutimi ka qenë mes datës 22 dhe 27 dhe në fund është vendosur data 27 janar. Pas zyrtarizimit të datës, Basha ka nisur një takim me aleatët opozitarë për ti njoftuar.
/Shqiptarja.com

Në takim me Bashën në selinë blu janë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka. Tashmë opozita PD-LSI ka nisur përgatitjet për koordinimin në bazë për të organizuar protestën që ka për qëllimin largimin e qeverisë Rama.
d.b/shqiptarja.com