BRASILIA - "Ne do të organizojmë një Kupë Botërore Madhështore dhe do të respektojmë mysafirët tanë siç jemi trajtuar ne gjithmonë në të gjitha edicionet e Kupës së FIFA-s."

Kështu është shprehur presidentja braziliane, Dilma Rousseff, në një fjalim televiziv drejtuar vendit të saj duke thënë se se njerëzit e dhunshmëm janë të paktë në numër dhe zëri i protestës është paqësore. Shefja e shtetit latin theksoi se qeveria e saj nuk mund të tolerojë dhunën, e cila po jep një imazh të keq Brazilit.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka zbuluar edhe një sërë reformash në përpjekje për t`i dhënë fund protestave anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin që prej disa ditësh. Ajo tha se do të hartojë një plan të ri për të përfituar transporti publik dhe të gjitha të ardhurat nga nafta do të përdoren për edukim. Gjithashtu mijëra doktorë do të trajnohen jashtë shtetit, për të përmirësuar shërbimin kombëtar shëndetësor.

Duke iu përgjigjur kritikave mbi kostot e organizimit të këtij eventi, ajo tha se Botërori do të financohet nga kompanitë, të cilat janë duke rikonstrukturuar arenat sportive.
“Nuk do të lejoj kurrë, që këto para të merren nga paratë e taksapaguesve, duke dëmtuar fusha të caktuara si shëndetësia apo edukimi”, tha ajo.

Demonstratat nisën për shkak të rritjes së tarifave të transportit në Sao Paulo, por shumë shpejt u përhapën në mbarë vendin dhe shënjestruan edhe çështje si korrupsioni e probleme të tjera sociale.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)