EGJIPT - Si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit politike në Egjipt, Presidenti Mohamend Morsi u detyrua të heqë dje dekretin e 22 nëntorit, miratuar nga vetë ai, dekreti i cili i jepte kompetenca gati të pakufizuara.
Gjithashtu opozita kundërshton edhe projekt-kushtetutën e vendit që do të shkojë në referendum më 15 dhjetor. Si pasojë, Koalicioni kryesor i opozitës egjiptiane, Fronti Kombëtar për Shpëtim ka bërë thirrje për protesta masive ditën e martë.
Nga ana tjetër, zëdhënsi i Lëvizjes Vëllezërit Myslimanë, Mahmoud Ghozlan deklaroi të dielën për agjenciën e lajmeve APF se do të manifestojnë të martën për të mbështetur referendumin duke apeluar me sloganin “Po legjimitetit dhe konsensusit kombëtar”.
Protestat për ditë me radhë pro dhe kundër presidentit u përshkallëzuan me dhunë duke shkaktuar rreth 20 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Ushtria dhe mijëra forca policie për të shmangur përleshjet mes dy palëvë qëndruan në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit egjiptian.
Ndërkohë presidenti Morsi ka urdhëruar ushtrinë që të jetë në gadishmëri për mbrojtjen e institucioneve shtetërore deri në zhvillimin e referendumit.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com