SHKUP - Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, e ka cilësuar të patolerueshme dhunën e ushtruar gjatë protestave të një dite më parë.
“Dje ndodhi ajo që unë e paralajmërova në fjalimin tim vjetor. Shihet qartë se thirrjet e mija nuk u përfillën. Edhe njëherë do të përsëris. Nuk mundet tërë shoqëria të jetë peng i sjelljes së papërgjegjshme. Kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit, atëherë nuk ka hapësirë për interesa parciale”, -theksoi presidenti përmes një deklarate për mediat.
Sipas Ivanon zgjidhja për qytetarët duhet të vij nga vetë institucionet, prandaj sipas tij dhuna është e pajustifikueshme.
“Qytetarët presin zgjidhje, dhe jo probleme. Por, zgjidhjet duhet të gjenden në institucionet e shtetit nga ana e atyre që janë zgjedhur. Është e patolerueshme dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues. Sidomos shpreh keqardhje për skenat e padëshirueshme me përfaqësuesit e mediave”, shtoi Ivanov, duke nënvizuar se gjithkush ka të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe detyrave.
Edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësime lidhur me sjelljen dhe forcën fizike të policisë ndaj deputetëve të opozitës në ambientet e brendshme të Parlamentit në Maqedoni.
Komiteti i Helsinkit vë në shënjestër të kritikave edhe fjalimet dhe mesazhet me tone urrejtëse dhe fyese.
Ndërkaq një ditë më parë apeluan për qetësi ambasada e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
(jd/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com