Protestat, lideri i opozitës së
Venezuelës lihet në arrest shtëpie
Një nga figurat kyçe të opozitës në Venezuelë, Leopoldo Lopez është dërguar në arrest shtëpie pas tre vitesh të kaluara në burg. “Leopoldo Lopez ndodhet në shtëpinë e tij në Karakas me bashkëshorten Lilian dhe fëmijët e tij”, ka deklaruar avokati i tij, Javier Cremades.
Një nga figurat kyçe të opozitës në Venezuelë, Leopoldo Lopez është dërguar në arrest shtëpie pas tre vitesh të kaluara në burg.
“
Leopoldo Lopez ndodhet në shtëpinë e tij në Karakas me bashkëshorten Lilian dhe fëmijët e tij”, ka deklaruar avokati i tij, Javier Cremades.
Lopez ka lënë kështu qelinë pasi ka shlyer tre nga 14 vitet e dënimit, të dhënë në vitin 2014 për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare.
Edhe Gjykata e Lartë e vendit latin ka konfirmuar lirimin, duke saktësuar se është bërë për arsye shëndetësore. Ai po mbahej në një burg në afërsi të kryeqytetit Karakas dhe gjithmonë ka pretenduar për pafajësi.
Bashkëshortja e tij ishte ankuar disa herë se prej më shumë se një muaji nuk ishte lejuar që ta takonte, por të premten ajo postoi në rrjetet sociale lajmin se kishte qenë për një orë me të në ambjentet e burgut.
Në maj, një deputet i mazhorancës publikoi një video të Lopez në qelinë e tij pas zërave se ishte helmuar dhe ishte dërguar në spital. Në video Lopez thoshte se ishte mirë dhe nuk e dinte arsyen përse i ishte krijuar një “provë jete”.
Venezuela ka përjetuar së fundmi një valë masive protestash anti-qeveritare, të ngjashme me ato për të cilat Lopez u akuzua dhe u fut në burg.
Opozita në vendin latin kërkon zgjedhje të parakohshme dhe akuzon presidentin Maduro se ka keqmenaxhuar ekonominë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4611
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45