Protestat ndezin Amerikën nga Portland në Uashington. Një i vdekur në Detroit, Pentagoni bën gati ushtrinë

Protestat për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, i cili u mbyt nga një agjent i bardhë i policisë në Minneapolis, kanë zbarkuar edhe para Shtëpisë së Bardhë, ku qindra njerëz janë mbledhur që nga e premtja duke kërkuar drejtësi për viktimën dhe duke denoncuar brutalitetin të policisë.

Qindra protestues gjithashtu sfiduan shtetrrethimin në Minneapolis për të protestuar kundër vrasjes së George Floyd. Protesta ka patur gjithashtu në disa qytete amerikane, nga New York në Houston.

minneapolis-super-tease.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Në Detroit u regjistrua gjithashtu një viktimë, një 19 vjeçar që protestonte gjatë tubimit të madh në Sheshin Cadillac.

Edhe nata e katërt e protestave në qytetin Minneapolis, u shndërrua në protesta të dhunshme.

Forcat e policisë, të cilat nga ana e tyre kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji me presion, janë përballur me zemërimin e mijëra njerëzve të cilët kanë djegur disa ndërtesa si dhe kanë goditur dhe shkatërruar disa makina të forcave të rendit

George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan që vdiq nën këmbët e oficerit të policisë më 26 maj, u dyshua se lëvizte me mjet identifikimi të rremë. Efektivi i rendit e ndali atë me forcë duke i mbajtur gjurin në qafë për plot 8 minuta, pavarësisht thirrjeve lutëse të të ndaluarit se nuk mund të merrte dot frymë, gjë e cila sipas ekspertizës i shkaktoi atij vdekjen prej mbytjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën