Protestat në janar, Basha nis
nga Tirana takimet me bazën

Protestat në janar, Basha nis<br />nga Tirana takimet me bazën<br>
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur nga dita e sotme në Tiranë takimet me bazën, për t’u përgatitur për protestat e paralajmëruara të janarit, pas vendimit të partisë për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se kreu i PD, Lulzim Basha pritet t’i vijojë takimet me qytetarët edhe ditën e nesërme në qytetin e Lezhës, ku rreth orës 17.00 do të ketë një bashkëbisedim me ta, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Para takimeve, kryedemokrati Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh, për bashkëbisedim. Të njëjtat burime tregojnë se Basha do të bëjë një tur në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë ku do takohet me qytetarët për të biseduar për situatën aktuale dhe për protestat e opozitës që do të fillojnë në janar.

Vendimi për të vijuar aksionin opozitar nëpërmjet protestave masive në muajin janar, u mor të hënën e kaluar, pasi Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 69 vota pro zgjedhjen e Arta Markut si Kryeprokurore të Përkohshme. Edhe ditën e votimit opozita zhvilloi një protestë brenda dhe jashtë parlamentit, duke kontestuar votimin e njëanshëm të opozitës, për një kryeprokurore që nuk e ka kaluar procesin e Vetingut.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike