Protestat në Rumani,qeveria
dorëzohet para presionit të popullit

Protestat në Rumani,qeveria<br />dorëzohet para presionit të popullit<br />​
Protestat e qytetarëve në Rumani  kanë rezultuar të suksesshme pasi qeveria ka vendosur të tërheqë dekretin, me anë të të cilit liroheshin disa zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion. 

Në një dalje për mediat kryeministri Sorin Grindeanu ka deklaruar se dekreti do të shfuqizohet në një mbledhje të kabinetit të dielën. Ai është shprehur se nuk ka pasur kurrë qëllimin për të ndarë Rumaninë në dy pjesë si dhe ka deklaruar se parlamenti do të hartojë një ligj të ri për korrupsionin.

 Protesta e qytetarëve kundër këtij dekreti ka vazhduar prej tre ditësh. Më shumë se 200 mijë persona kanë dalë në shesh për të protestuar duke e shndërruar këtë protestë në më të madhen në vend që pas rënies së regjimit komunist më 1989.
 
Ky dekret pritej të hynte në fuqi me datën 10 shkurt. Ai lejon që të evitohet dënimi me burg për zyrtarët e përfshirë në marrje ryshfeti, kur vlera nuk kalon 47 500 dollarë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje