Protestat në Rusi, BE dhe SHBA
kritika Moskës: Lironi të arrestuarit

Protestat në Rusi, BE dhe SHBA<br />kritika Moskës: Lironi të arrestuarit
Vijojnë të tensionohen raportet mes Perëndimit dhe Rusisë.

“ Nuk jemi dakort me apelin e bërë nga Washingtoni dhe BE. Policia është sjellë në mënyrë korrekte dhe shumë profesionale. Ata që shkaktuan rrëmujën ishte një provokim” është ky reagimi i Kremlinit zyrtar pak orë pasi Perëndimi kërkoi që Rusia të lironte të gjithë të arrestuarit që një ditë më parë manifestuan kundër korrupsionit, mes të cilëve ishte dhe kreu i opozitës dhe një nga kundërshtarët më të fortë të Putin Navalny i cili nga burgu tha se dita e gjykimit do të vijë shumë shpejt por do të jetë një gjykim i drejtë.

Ai u dënua me 15 ditë burg për mosbindje ndaj oficerit të policisë.

“Kremlini respekton të drejtën e civilëve për të protestuar, por protesta duhet zhvilluar sipas ligjit vendas sepse nuk mund të tregojmë respekt pë ata që provokojnë sjelle të paligjshme” u shpreh zëdhënsi i Kremlinit Peskov
 
 SHBA dhe Evropa kanë dënuar aksionet e ndërmarra nga qeveria ruse e cila ditën e djeshme arrestoi me qindra protestues pasi kishin dalë në rrugët e vendit për të kundërshtuar korrupsionin,  ku sipas tyre dhe opozitës ka shtirë rrënjët tek zyrtarët rusë.
 
Washingtoni dhe Brukseli kërkojnë lirimin e të arrestuarve mes të cilëve është edhe opozitari i presidentit Putin, Alexey Navalny.

“Të ndalosh manifestues paqësor, duke nisur nga observatorët e të drejtave të njeriut deri tek gazetarët është një veprim kundër vlerave themelore të dekomkracisë”, shprehet zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Toner duke shtuar se qeveria duhet të mbështesë të drejtën e mendimit.
 
Edhe BE ka qenë e ashpër ku ka kritikuar qeverinë ruse duke u shprehur se arrestimi i qytetarëve që po manifestonin është një dhunim i të drejtës për të protestuar, dhunim i fjalës së lirë të cilat mbrohen nga vetë kushtetuta ruse.

“Do vijë dita kur ne do të gjykojmë, por në atë ditë gjykimi do të bëhet në mënyrë të drejtë” është ku mesazhi që ka dërguar përmes twitter Navalny i cili është arrestuar nga policia.

Lideri i opozitës, kundërshtari i Putin ruse Alexei Navalny u arrestua ditën e djeshme në Moskë ndërsa kishte organizuar një protestë për të kundërshtuar korrupsionin në vend.
Protestuesit u përpoqën të ndalonin policinë duke goditur automjetin ku po transferohej Navalny. Ata thërrisnin “Fashistë lirojeni”, “Putin është hajdut”, “Rusia pa Putin”.
 
Këto tubime po bëhen pasi grupi antikorrupsion i Navalny, më 2 mars  ka publikuar një raport, në të cilin akuzohet kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, se i ka përdorë organizatat humanitare dhe OJQ-të, për të mbledhur donacione nga pasanikët dhe bankat shtetërore, e këto fonde më pas i ka shfrytëzuar për blerjen e pasurive të shtrenjta.

[gallery]21606[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë