Protestat në Shkodër/ Balla: Berisha kërkonte një tjetër viktimë! (VIDEO)

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, protesta në Shkodër ka qenë e organizuar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi. Madje ai shkoi edhe më tej, ku tha se në atë protestë ish- kryeministri Sali Berisha  kërkonte një tjetër viktimë.

"Protesta u kanalizua në një protestë të dhunshme jo nga vajzat dhe djemtë që nisën protestën, por u bë e dhunshme pasi brenda saj penetruan dhe element kriminal, ndonjë prej tyre ka qenë syresh edhe publik, nuk po hy në emra. U grabit nga Berisha, Meta e Kryemadhi dhe pamundësia e Bashës për të mos kundërshtuar Berishën. Sulmi ndaj PS në Shkodër, gjatë protestës të thërritur nga Ademi nuk ishte një sulm i djemve dhe vajzave, por ishte i i orkestruar. Politika e mbrapsht e Berishës, kërkonte të krijonte jetë të tjera të humbura. Berisha në Shkodër kërkonte arkivol dhe në protestat e tjera, të njëjtën gjë. Në Shqipëri gjatë protestave të 2013 nuk ka jetë të humbura, gjatë protestave nuk qëllohet mbi protestuesit. Berisha ka qëllua ndaj protestuesit në 2011, por jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por u gradua dhe ky është dallimi i madh. Basha është ai politikani që ish- ministër i brendshëm vra u 4 vetë, dhe ky sot guxon që të përdorë një vdekje e dënueshme, në kushtet që kolegu i tij, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen., Këtu flasim për një politikë, me moral", tha Balla


Lajmi kryesor:

Thaçi në Hagë/ Balla te '5 pyetjet': S'më duken të rastësishme akuzat e Berishës kundër ish-presidentit! Protestat për Klodianin nisi qytetare, por u vodh nga opozita


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë